“Raiffeisen”, banka ‘mashtruese’ që përfiton miliarda nga lufta Rusi-Ukrainë!
Vuçiq: Serbia do t’i ofronte Kosovës rrymë, në këmbim të linjitit
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se është i gatshëm që t’i ofrojë Kosovës një marrëveshje shkëmbimi për të marrë linjit, në këmbim të energjisë elektrike.
Vuçiq ka theksuar se Serbia do ta paguante linjitin edhe me para, raporton Tanjug.
“Ne ishim të gatshëm t’i ofronim Prishtinës shkëmbim në mënyrë që të mund të merrnim sasi të konsiderueshme të linjitit cilësor dhe të dërgonim energji elektrike. Nëse nuk e bëni, mund ta bëni të njëjtën gjë për para. Ne nuk kemi asnjë problem dhe jemi të gatshëm të flasim për këtë”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve.
Vuçiq i tha këto fjalë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku u mbajt samiti për “Ballkanin e Hapur”.
Në kuadër të këtij samiti, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për luftën kundër evazionit fiskal, njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunimin kulturor dhe bashkëpunimin në fushën e turizmit.