“Paramithia u kthye në th,ertore, 500 vetë u vr,anë çn,jerëzisht, gratë i kapën dhe…”-Ma,sakra e
Plagoset më armë zjarri një person në Podujevë
Sonte rreth orës 20:00 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në qytetin e Podujevës, ku një person është plagosur dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, për trajtim të menjëhershëm mjekësorë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 20:00, është pranuar informacioni për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka marrë plagë nga arma zjarrit. I njëjti është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha për Sinjalin zëdhënësi i Policisë.