Flota hije e Rusisë kërcënon Suedinë – si mund të ndihmojë BE-ja?
Aksident në Pejë/ Vetura përfundon brenda xhamisë
Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pejë.
Mësohet se një makinë është përplasur me murrin e një xhamie, duke përfunduar brenda ambienteve të kësaj të fundit. Të dëmtuar kanë mbetur shoferi i mjetit, si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në atë makinë.
Nga pamjet e publikuara në mediat kosovare mund të shihet se si makina ka shkatërruar murrin e objektit të kultit.