Shpërtheu shpërthimi më i fuqishëm i Diellit në shtatë vjet: ScienceAlert
Fëmijët po e prisnin në makinë për të shkuar me pushime, nëna bjen nga ballkoni në tokë
Një nënë ka ndërruar jetë pasi ra 50 metra nga një ballkon, teksa fëmijët e saj po e prisnin në makinë.
36-vjeçarja Janetina, ishte gati që të nisej me pushime së bashku me fëmijët, kur u kthye në apartamentin e tyre në katin e tretë që të merrte një çantë tjetër.
Kur ka shkuar te shtëpia, ajo ka zbuluar se dera ishte e mbërthyer dhe nuk ishte në gjendje që ta hapte. Për këtë arsye, Janetina ka marre leje nga fqinjët e saj që të kalonte nga ballkoni dhe të hynte në banesë.
E teksa ka tentuar që të kalojë mes dy ballkoneve, 36-vjeçarja ka rrëshqitur dhe ka rënë në një oborr të vendosur pas bllokut të apartamenteve në rajonin Pagrati të Athinës në Greqi.
Sipas fqinjëve, nëna e dy fëmijëve ishte gati të largohej me të vegjlit e saj për t’u bashkuar me burrin në ishullin grek të Naxos.
Ata kanë shtuar se Janetina kishte kaluar disa herë mes ballkoneve pa asnjë vështirësi, por kësaj radhe ishte fatale për të.