Ku u fshehën pas vdekjes eshtrat e Skënderbeut? Enigma sipas Moikomit dhe një letër e
Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Shkencëtarët përdorin terapinë me dritë për të gjetur dhe vrarë qelizat e kancerit
Dr. Gabriela Kramer-Marek, udhëheqësja e studimit
Foto: John Angerson
Shkencëtarët kanë zhvilluar me sukses një trajtim revolucionar të kancerit që gjen dhe vret qelizat mikroskopike të kancerit, një zbulim që mund t’u mundësojë kirurgëve të gjejnë dhe shkatërrojnë në mënyrë më efektive sëmundjen te pacientët.
Një ekip europian inxhinierësh, fizikantësh, neurokirurgësh, biologësh dhe imunologësh nga Mbretëria e Bashkuar, Polonia dhe Suedia bashkuan forcat për të krijuar formën e re të fotoimunoterapisë. Ekspertët besojnë se do të bëhet trajtimi i pestë i madh i kancerit në botë pas operacionit, kimioterapisë, radioterapisë dhe imunoterapisë.
Vala e të nxehtit në Europë: Franca përgatitet për temperatura rekord teksa Spanja përballet me zjarret në pyje
Foto: Xinhua/REX/Shutterstock
Franca, Spanja dhe vende të tjera të Europës Perëndimore përgatiten për një fundjavë të nxehtë që do të thyejë rekorde. Në shumë vende, ka shqetësim për zjarret në pyje dhe efektet e ndryshimeve klimatike. Temperaturat tashmë arritën mbi 40 gradë Celcius në disa pjesë të Francës të premten.
Moti të shtunën do të përfaqësojë një kulm të valës së të nxehtit të qershorit që është në përputhje me paralajmërimet e shkencëtarëve se fenomene të tilla tani do të godasin më herët se zakonisht për shkak të ndryshimeve klimatike.
Putin i quan sanksionet e luftës në Ukrainë “të çmendura”
Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim luftarak ku përsëriti kritikat ndaj perëndimit duke thënë se sanksionet “blitzkrieg” kundër Moskës nuk kanë pasur kurrë asnjë shans për të pasur sukses.
Blitzkrieg – do të thotë “Lufta e Rrufesë”, ishte metoda e luftës sulmuese përgjegjëse për sukseset ushtarake të Gjermanisë naziste në vitet e para të Luftës së Dytë Botërore.
Në fjalimin e mbajtur në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut para pjesës më të madhe të elitës politike dhe të biznesit të Rusisë, Putin u përpoq të siguronte vendin e tij se ekonomia ishte në gjendje të kapërcejë sanksionet të cilat ai i quajti “të pamatura dhe të çmendura.”
“Ne jemi njerëz të fortë dhe mund të përballojmë çdo sfidë. Ashtu si paraardhësit tanë, ne do të zgjidhim çdo problem, e gjithë historia mijëravjeçare e vendit tonë flet për këtë”, tha ai. Putin tha gjithashtu se BE-ja kishte humbur plotësisht “sovranitetin e saj politik”. Ai kritikoi sanksionet kundër Rusisë me urdhër të supozuar nga SHBA. “Vendet europiane i dhanë vetë një goditje të rëndë ekonomive të tyre,” tha ai.
“Marshimi drejt urisë”: OKB-ja paralajmëron për ferr në tokë nëse lufta në Ukrainë vazhdon
Foto: Chamila Karunarathne/EPA
Dhjetëra vende rrezikojnë protesta, trazira dhe dhunë politike këtë vit pasi çmimet e ushqimeve po rriten në mbarë botën, ka paralajmëruar kreu i degës së ndihmës ushqimore të Kombeve të Bashkuara. Duke folur në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abeba, të enjten, David Beasley, drejtor i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP), tha se bota po përballet me mungesa “të frikshme” që mund të destabilizojnë vendet që varen nga eksportet e grurit nga Ukraina dhe Rusia.
“Edhe para krizës në Ukrainë, ne po përballeshim me një krizë të paprecedentë globale ushqimore për shkak të Covid-it dhe rritjes së çmimit të karburantit”, tha Beasley. “Atëherë, ne menduam se nuk mund të bëhej më keq, por kjo luftë ka qenë shkatërruese.”
BE thotë se Ukrainës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat
Komisioni Europian ka thënë se Ukrainës duhet t’i jepet statusi i kandidatit për t’u bashkuar me BE-në. Ekzekutivi i BE-së rekomandoi gjithashtu statusin e kandidatit për Moldavinë si edhe i dha një përgjigje të kujdesshme Gjeorgjisë duke thënë se duhet të kryente reforma të mëtejshme kundër korrupsionit.
Udhëheqësit e BE do të vendosin javën e ardhshme nëse do t’u japin tre shteteve statusin e kandidatit në BE, megjithëse anëtarësimi i plotë do të zgjasë me vite. Vendimi do të ishte një hap historik për Ukrainën.
SHBA autorizon vaksinat e para të Covid për foshnjat dhe parashkollorët
Foto: Joseph Prezioso/AFP/Getty Images
Rregullatorët amerikanë autorizuan të premten vaksinat e para të Covid-19 për foshnjat dhe parashkollorët. Kjo do të thotë se fëmijët nën pesë vjeç në SHBA kanë të drejtë për vaksinat.
FDA autorizoi gjithashtu vaksinën Moderna për fëmijët dhe adoleshentët e moshës shkollore. Vaksinat e Pfizer kanë qenë më parë të vetmet në dispozicion për këto mosha.
Source link