Nemanja Millosheviq për Geopost: Vuçiq pret Putinin në Danub dhe Trumpin në Shtëpinë e Bardhë,
Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Pas Covid-19 Koreja e Veriut po përballet me tjetër epidemi të paidentifikuar ende
Koreja e Veriut ka dërguar ekipe mjekësore dhe hetues epidemiologjikë në një provincë që po përballet me shpërthimin e një sëmundjeje gastro-intestinale për të cilën dihet ende shumë pak.
Të paktën 800 familje janë duke vuajtur nga ajo çfarë Koreja e Veriut e quan “epidemia akute enterike”, duke iu referuar kështu problemeve të traktit gastro-intensinal dhe mund të bëhet fjalë për sëmundje si tifoja apo kolera.
Shpërthimi i ri, i raportuar fillimisht të enjten, e çon vendin drejt një izolimi të mëtejshëm, ndërkohë që njerëzit vijojnë të përballen me mungesat e vazhdueshme të ushqimeve dhe valën e infeksioneve të Covid-19.
Mediat shtetërore, përcaktuan me detaje përpjekjet e parandalimit, duke përfshirë karantinën, “kontroll intensiv për të gjithë banorët” dhe trajtim të posaçëm dhe mbikqyrje të grupmoshave më në rrezik të tillë si fëmijët dhe të moshuarit.
Sipas kreut Britanik, Ukrainës i takon të organizojë Eurovizionin e ardhshëm
Boris Johnson, ka këmbëngulur se Ukrainës duhet t’i jepet mundësia për të pritur Eurovizionin në vitin 2023, pavarësisht konfliktit të vazhdueshëm të vendit me Rusinë.
Ai sugjeroi që Unioni Europian i Transmetuesve (EBU) duhet ta rishqyrtojë vendimin e nëse Eurovizioni do mbahet në Ukrainë apo në Britani.
“Ukrainasit fituan Eurovision Song Contest. Ata e meritojnë ta kenë dhe unë besoj se mund ta kenë dhe besoj se duhet ta kenë”, tha Johnson.
Kryeministri britanik shtoi se “Kievi ose çdo qytet tjetër i sigurt ukrainas do të ishte një vend fantastik” për organizimin e festivalit.
Ai gjithashtu tha se kryeqyteti ukrainas është “shumë më i gjallë” se sa ishte disa javë më parë, dhe duhet t’u jepet një shans për të organizuar Eurovizionin.
Zelensky jashtë Kievit: Viziton zonat më të bombarduara nga lufta
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi qytetin e shkatërruar jugor të Mykolaivit për herë të parë që nga pushtimi rus.
Vizita e tij e rrallë vjen pasi bombardimet ruse vranë dy njerëz dhe plagosën 20 të tjerë në qytet, ndërsa Mykolaiv ka qenë synim i përhershëm i bombardimeve ruse që nga fillimi i pushtimit.
Më tej presidenti mori pjesë në një takim me zyrtarët lokalë, në atë që dukej si një dhomë nëntokësore, ndërsa bisedimet sipas zyrës së shtypit u përqendruan në riparimin e furnizimit me ujë dhe bujqësisë.
Pas takimit në Mykolaiv, presidenti udhëtoi në jug në qytetin port të Odessës ose siç njihet ndryshe një prej qyteteve më të rëndësishme të vendit.
SpaceX pushon nga puna 5 punonjës pasi kritikuan Elon Musk
SpaceX ka pushuar nga puna të paktën 5 punonjës pasi zbuloi një letër ku kritikohej themeluesi i kompanisë, Elon Musk dhe i kërkoi drejtuesëve t’i kushtonin më shumë rëndësi politikave që lidhen me kulturën e firmës.
Pas zbulimit të letrës ku kritikohej Musk fillimisht u pushuan punonjësit e parë që zbuluan të kishin lidhje me situatën e krijuar. Ndërkohë, presidenti i SpaceX Gëynne Shotëell dërgoi një email ku thuhej se kompania kishte hetuar dhe “ndërprerë një numër punonjësish të përfshirë” me këtë letër.
Sipas tyre, kjo situatë ka bërë pjesën tjetër të stafit të ndihej i prehatshëm, i frikësuar, bullizuar dhe inatosur pasi në këtë letër u kërkohej atyre të nënshkruanin gjëra që nuk përkonin me pikëpamjet e tyre.
Burimi: BBC, CNN
Source link