Dezinformon Putin: Bashkëpunimi ynë me Kinën, faktor stabilizues ndërkmbëtar
Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Tërmeti i fuqishëm në Afganistan: Mbi 250 viktima!
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë ka goditur Afganistanin në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, duke shkaktuar të paktën 255 të vdekur. Sipas mediave lokale, shumica e viktimave janë raportuar në provincën e Paktikas, ku pati edhe 155 të plagosur.
Viktimat u raportuan gjithashtu edhe në provincat lindore të Nangarhar dhe Khost. Nga të dhënat e para thuhet se epiqendra e tërmetit ka qenë 44 kilometra në jug-perëndim të Khost, një qytet në jug të Kabulit.
Sipas presidentit ukrainas, mbarimi i luftës varet nga vëmendja e botës!
Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky u ka kërkuar profesionistëve të filmit krijues që të bëjnë më shumë për të “promovuar trimërinë ukrainase”, gjatë fjalës së tij në “Festivalin Ndërkombëtar Cannes Lions” për industrinë krijuese.
“Përfundimi i kësaj lufte dhe rrethanat e saj varen nga vëmendja e botës. Prandaj unë kam nevojë për aleatë. Ne kemi nevojë për njerëz si ju, “tha Zelensky në një deklaratë online ditën e martë.
“Unë besoj se fuqia e krijimtarisë njerëzore është më e madhe se fuqia e një shteti bërthamor që ka ngecur në të kaluarën,” shtoi presidenti ukrainas. “Flisni për Ukrainën. Mos lejoni që bota të kalojë në diçka tjetër.”
Gjykata japoneze mbështet ndalimin e martesës së të njëjtit seks
Ndalimi i Japonisë për martesat e të njëjtit seks nuk është antikushtetues, sipas vendimit të gjykatës, por ky përfundim u ka dhënë goditje çifteve homoseksuale dhe aktivistëve që kërkojnë të drejta më të mëdha për komunitetin LGBTQ.
Gjykata e qarkut të Osakës ka refuzuar së fundmi një padi në të cilën tre çifte të të njëjtit seks po kërkonin kompensim nga qeveria prej 1 milion jen (rreth 7,400 dollarë) për person, duke argumentuar se mungesa e njohjes së martesave të të njëjtit seks shkel të drejtën e tyre kushtetuese për barazi. Gjykata qëndroi në anën e qeverisë, duke vendosur se sipas kushtetutës përkufizimi i martesës nuk shtrihej në partneritetet midis njerëzve të së njëjtës gjini.
Ky vendim ka shuar shpresat e aktivistëve për të drejtat e homoseksualëve, të cilët po i bëjnë presion qeverisë që të rimendojë kundërshtimin e saj ndaj martesave të të njëjtit seks.
Ligjvënësi rus dënohet me burg pasi kundërshtoi pushtimin e Ukrainës
Një gjykatë në Moskë zgjati periudhën e paraburgimit të një ligjvënësi, i cili akuzohet se ka kritikuar aksionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Gjykata urdhëroi që Alexei Gorinov të mbahej në paraburgim në pritje të gjykimit të tij.
Gorinov, një anëtar i këshillit bashkiak të rrethit Krasnoselsky të Moskës, është mbajtur në burg që nga arrestimi i tij në muajin prill. Ai u akuzua për diskreditim të ushtrisë së vendit pasi foli kundër aksionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë gjatë seancës së këshillit në mars.
Duke iu drejtuar gjykatës të martën, Gorinov hodhi poshtë akuzat dhe këmbënguli se ai ishte thjesht duke shprehur pikëpamjet e tij politike, duke theksuar se “ajo që thashë ishte mendimi dhe besimi im personal”.
Nëse dënohet, ai mund të përballet me gjobë dhe heqje lirie deri në 10 vite.
Burimi: Reuters, BBC
Source link