Problemet e zakonshme të webfaqes së dyqanit online që ndikojnë në shitje
Edhe kampanjat e pasura reklamuese, produktet fantastike, çmimet e përballueshme, zbritjet e mëdha ose veçoritë e super dizajnit ndonjëherë nuk janë në gjendje të arrijnë rezultatet e dëshiruara për dyqanet online.
Pse? Pronarët e tyre as nuk e imagjinojnë se sa shumë mund të humbasin për shkak të problemeve të webfaqes! Këto shpesh janë të një natyre teknike dhe të lehta për t’u shmangur ose rregulluar. Megjithatë, ato mund të ndikojnë shumë në kënaqmërinë e klientit dhe, natyrisht, në shitje.
Le të kemi një përmbledhje të disa problemeve të webfaqes së tregtisë elektronike, në mënyrë që çdo dyqan online të ketë një shans për t’u përmirësuar.
Disa probleme të zakonshme të webfaqes së eCommerce
Defektet dhe Gabimet
Defektet dhe gabimet mund të fshihen në çdo cep të një faqe interneti të tregtisë elektronike. Klientët tuaj madje mund t’ju falin për një gabim 404 ose një lidhje të thyer në një faqe produkti. Sidoqoftë, është veçanërisht e keqe të kesh defekte në proceset e porositjes, blerjes ose pagesës së produktit.
Shembujt përfshijnë mos aplikimin e zbritjeve të premtuara ose transportin falas, gabime të pashpjegueshme në përpjekje për të porositur një produkt, gabime të palogjikshme në dorëzimin e një formulari (shpesh me nevojën për ta plotësuar përsëri) dhe shumë të tjera. Këto mund ta kthejnë përvojën e përdoruesit në një makth, t’i trembin përdoruesit ose ta bëjnë blerjen krejtësisht të pamundur edhe për klientët më këmbëngulës.
Të gjithë hapat që ndërmarrin përdoruesit tuaj në dyqanin tuaj online kanë nevojë për testim gjithëpërfshirës, në mënyrë që të mos humbni kurrë fitimet tuaja për shkak të defekteve.
Imazhe të dobëta dhe pa zmadhim (ang. zoom)
Për shumë njerëz, tregtia elektronike ndihet e rrezikshme, sepse ata nuk mund t’i shohin produktet me sytë e tyre. Dyqanet online mund ta minimizojnë këtë rrezik duke ofruar imazhe të mira. Fatkeqësisht, shumë prej tyre e neglizhojnë këtë mundësi.
Imazhet duhet të tregojnë produktin nga këndvështrime të ndryshme dhe të kenë cilësi të lartë. Sidomos nëse ofroni produktet tuaja, investimi në foto, video apo edhe imazhe 3D profesionale mund të shpërblehet shpejt.
Përveç kësaj, veçoria e zmadhimit duhet gjithashtu të jetë në vend dhe të funksionojë siç duhet. Një nga problemet e faqes së tregtisë elektronike është zoom-i që nuk i zmadhon vërtet imazhet, madje i bën ato më të vogla.
Përshkrime të pamjaftueshme të produktit
Përveç shikimit të imazheve, përdoruesit duan të marrin sa më shumë detaje rreth produktit. Përshkrimet e përgjithshme për të gjitha produktet nuk funksionojnë. Çdo produkt ka karakteristika të veçanta dhe ato duhet të përshkruhen plotësisht.
Regjistrim i detyrueshëm ose i vështirë
Tregtia online vlerësohet për lehtësinë e saj. Përdoruesit hezitojnë të bëjnë lëvizje shtesë. Një problem i zakonshëm i webfaqes së tregtisë elektronike është procesi i bezdisshëm regjistrimi.
Një veçori e blerjes si mysafir (ang. a guest checkout) është një rekomandim i fortë për dyqanet online. Njerëzit gjithashtu pëlqejnë opsionin për t’u identifikuar me llogaritë e tyre të mediave sociale. Kur bëhet fjalë për regjistrimin, numri i hapave duhet të jetë minimal.
Përkrahje jofunksionale
Konsumatorët mund të kenë pyetje në lidhje me produktet ose duan të ankohen për disa probleme të procesit të blerjes.
Për fat të keq, përdoruesit shpesh ndeshen me një bisedë të përkrahjes me probleme që nuk arrin të japë mesazhe. Informacioni i kontaktit i paqartë ose i munguar është një tjetër problem i zakonshëm i webfaqes së tregtisë elektronike eCommerce.
Mungesa e optimizimit celular
…
Ky është një artikull i botuar më parë në blogun e Hostinkos. Vazhdo leximin në blog: https://bit.ly/3L2zDFi
</>