Sigourney Weaver në bisedime për t'u bashkuar me Star Wars Universe me Mandalorian & Grogu
Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Të shtëna në Oslo: Burri akuzohet për terrorizëm pas sulmeve vdekjeprurëse në bar
Foto: TERJE PEDERSEN/AFP
Policia në Norvegji akuzoi një burrë për terrorizëm të shtunën, pas të shtënave në orët e vona të natës në qendër të Oslos. Një marshim LGBTQI+ në kryeqytetin norvegjez i planifikuar për të shtunën u anulua pas sulmit fatal, i cili goditi dy bare, duke përfshirë një klub homoseksualësh. Dy persona mbetën të vdekur dhe të paktën 21 të tjerë u plagosën, mes të cilëve 10 janë në gjendje të rëndë.
Autori i dyshuar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është një norvegjez 42-vjeçar me origjinë iraniane, tha policia të shtunën. Shërbimet e sigurisë së Norvegjisë kanë sugjeruar se ata po e trajtojnë sulmin si një akt të “terrorizmit islamist”, edhe pse kanë vërejtur “vështirësi” me shëndetin mendor të të dyshuarit.
Gjermania i lejon futbollistët transgjinorë të zgjedhin të luajnë për skuadrën e meshkujve apo femrave
Foto: AP Photo/Michael Sohn
Federata gjermane e futbollit thotë se lojtarët transgjinorë, interseks dhe jobinarë mund të vendosin vetë nëse do të luajnë në ekipe për meshkuj apo femra. “Për sa kohë që aktiviteti sportiv nuk ndikon në shëndetin e personit gjatë kohës që ai merr mjekim, personi mund të marrë pjesë në lojë,” u shpreh federata në një deklaratë.
Kroacia do t’i bashkohet zyrtarisht eurozonës
Foto: European Union
Udhëheqësit europianë, të cilët shqetësoheshin se dimri do të jetë i vështirë për qytetarët e tyre, premtuan bashkëpunim dhe koordinim më të thellë të premten për të trajtuar krizën energjetike. Udhëheqësit votuan për të lejuar Kroacinë të bëhet anëtarja e njëzetë e eurozonës dhe monedha e përbashkët zyrtarisht do të hyjë në qarkullim në vendin prej 4 milionë banorësh më 1 janar 2023.
Franca propozon projekt-ligj për të ruajtur të drejtat e abortit në kushtetutë
Foto: Christophe Ena/The Associated Press
Ligjvënësit francezë kanë propozuar një projekt-ligj për të ruajtur të drejtat e abortit në kushtetutën e vendit, sipas një deklarate nga dy anëtarë të parlamentit të shtunën. Masa vjen pas një vendimi historik në Shtetet e Bashkuara, i cili përmbysi pothuajse pesë dekada të mbrojtjes kushtetuese për abortin, duke i lejuar shtetet të ndalojnë procedurën.
Në SHBA, vendimi ‘Roe vs. Wade’ i vitit 1973 garantoi një të drejtë mbarëkombëtare për abortin, megjithëse ishte prej kohësh një burim grindjesh për konservatorët dhe grupet fetare. Shumë shtete amerikane tashmë do të ndalojnë abortin.
Afati ligjor për ndërprerjen e shtatzënisë në Francë u zgjat nga 12 në 14 javë në legjislaturën e kaluar. Në vitin 2018 dhe 2019, ligjvënësit e opozitës u përpoqën pa sukses të ndryshojnë kushtetutën për të përfshirë të drejtën e abortit.
Viza e re dixhitale e Balit do të thotë që të huajt mund të jetojnë dhe punojnë në Indonezi pa taksa
Foto: Peggy Anke
Indonezia shpreson të tërheqë më shumë punëtorë të largët në vend përmes një vize të re. Viza e propozuar synon të stimulojë njerëzit nomadë dixhitalë (pra që punojnë në vende të ndryshme të botës) që të punojnë nga destinacione të njohura si ishulli Bali. Ministri i turizmit i Indonezisë, Sandiaga Uno tha se leja e re ishte pjesë e një strategjie për të lëvizur nga turizmi i sezonit veror drejt një modeli më të qëndrueshëm.
Source link