Pse e kanë emrin Shallvare pallatet në mes të Tiranës dhe cilat ishin familjet e
Aktorja e “Law & Order”, Mary Mara, humb jetën në moshën 61-vjeçare, gjendet e mbytur në lumë!
Mary Mara, aktorja që ka luajtur në seriale si “Law & Order”, “Ray Donovan” dhe “NYPD Blue”, ndërroi jetë të dielën, konfirmoi menaxheri i saj për Page Six. Ajo ishte 61 vjeç.
Policia e New York-ut u telefonua për një mbytje të mundshme pak pas orës 8 të mëngjesit me orën lokale të së dielës në qytetin Cape Vincent ku ajo jetonte, sipas një raporti policor të marrë nga The Post.
Pasi mbërriti në vendngjarje, policia gjeti trupin e saj – për të cilin tha se nuk tregonte shenja dhune.
“Trupi i Mary u gjet këtë mëngjes në lumin St. Lawrence”, tha përfaqësuesi i saj për Fox News Digital. “Ajo u mbyt duke notuar.”
Megjithatë, një autopsi do të kryhet gjithsesi, për të përcaktuar një shkak zyrtar të vdekjes.
Mara thuhet se po qëndronte në shtëpinë verore të motrës së saj, e cila gjendet përballë lumit St. Lawrence, ku ajo vendosi të shkonte për të notuar.
“Mary ishte një nga aktoret më të mira që kam njohur ndonjëherë”, u shpreh menaxheri. “Më kujtohet akoma kur e pashë në skenë në vitin 1992 në ‘Mad Forest’ jashtë Broadway. Ajo ishte magjike, qesharake dhe e vërtetë. Të gjithë e donin. Do të na mungojë.”
Mara luajti mbi 20 filma, por karriera e saj u përqendrua në seriale dramatikë me role në prodhime si “Nash Bridges”, “ER”, “Criminal Minds”, “The West Wing”, “Shameless”, “Lost” dhe “Star Trek: Enterprise”, ndër të tjera.
Burimi: Page Six
Source link