“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Cilat janë rrobat e banjës që duhet të kesh në plazh nëse je Plus Size
Nëse jeni në grupin e vajzave të kolmeve, atëherë nuk keni gjetur gjithmonë aq kollaj rrobat e banjës që ju përshtaten. Një shoqëri fobike dikur i pengonte vajzat e kolme të mendonit se meritonit tshijen e aktiviteteve brenda në ujë, ashtu si gjithë të tjerët.
Nëse një kostum nuk ishte bërë për të mbuluar ose fshehur trupat tanë, nuk ishte i disponueshëm. Edhe pse paragjykimi kundër mbipeshës është ende një problem i përhapur në industrinë e modës, ka kompani që ndihmojnë për të ndryshuar gjërat për mirë – duke filluar me markat e ndryshme që aktualisht po nxjerrin më të mirat në rroba banje plus size.
Lërini pas vetes ato ditë të veshjes së pantallonave të shkurtra të tmerrshme, bluzave të mëdha dhe kostumeve jo shumë të këndshme në plazh. Është koha që vajzat e bëshme të veshin të gjitha modelet e fundit, silueta që e pengojnë duklen e linjave, stilet me prerje të lartë dhe të gjitha modelet dhe dizenjot që mund të ofrojnë rrobat më të mira të banjës.
Rrobat e banjës këtë sezon për masat e mëdha janë të bukura, të guximshme dhe seksi. Vazhdojnë të jenë në trend rrobat e banjës të ndara, por hyrjet e reja me bikini trupore janë propozuar kohët e fundit si shumë të përshtatshme për trupat e mëdhenj. Truporet këtë vit kanë guxuar edhe në ngjyra dhe detaje të mrekullueshme.
Këto janë disa nga tendencat më të nxehta të propozuara ditët e fundit për veshjet e plazhit për trupat me masë të madhe. A nuk duken të gjitha shumë të bukura?
Source link