“A do të rikthehem në Madrid?”, Davies: Gjithmonë mirënjohës Bayernit
‘Zbulimi i gjinisë së bebit’: Njerëzit janë të acaruar me reagimin e babait të ardhshëm!
Photo Credits: TikTok/Unilad
Festat për zbulimin e gjinisë së foshnjave po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje te prindërit e ardhshëm dhe jo pak herë, “zbulimi” është madhështor.
Megjithatë, një festë e tillë, së fundmi, është bërë virale në TikTok dhe njerëzit janë të pakënaqur nga reagimi i babait.
Hannah, kishte planifikuar festën e përsosur për partnerin e saj të fiksuar pas sportit, Travis. Ai goditi me një top bejsbolli, që do të shpërthente për të lëshuar tym blu ose rozë, duke konfirmuar kështu gjininë e foshnjës. Deri këtu, gjithçka duket në rregull.
Megjithatë, kur Travis lëvizi dhe goditi topin duke nxjerrë tym blu – foshnja ishte djalë, ai dhe miqtë u lumturuan tej mase. Aq shumë, saqë grupi u vërsul në fushë për ta uruar, duke lënë anash Hannah-n shtatzënë.
Videoja ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të TikTok të cilët nxituan të kontrollojnë dhe të shohin nëse Hannah është mirë – ndryshe nga Travis.
Një përdorues komentoi:
“Mos harroni të përqafoni mamin”.
Dikush shkroi:
“Pra, asnjë s’do përqafojë mamin?”
Një komentues i tretë shtoi:
“Harruan se kush e mban fëmijën?!”
Videoja tërhoqi gjithashtu vëmendjen e America’s TODAY Show, ku Hannah zbuloi se Travis erdhi dhe e përqafoi pas përfundimit të videos. Në një intervistë për TODAY, ajo tha:
“Nuk mendova asgjë të keqe për këtë derisa fillova të lexoja komentet. Ajo që njerëzit nuk e panë është se si ai erdhi dhe më dha një përqafim të madh dhe një puthje menjëherë pas. Ne ishim shumë të gëzuar dhe të emocionuar.”
Burimi: Unilad
Source link