Ku u fshehën pas vdekjes eshtrat e Skënderbeut? Enigma sipas Moikomit dhe një letër e
Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Franca rekomandon rikthimin e maskave pas numrit të shtuar të infektimeve
Ardhja e sezonit veror në Francë ka shkaktuar një rritje të të infektuarëve me Covid-19, duke shtuar frikën e një rikthimi të mundshëm të pandemisë. Autoritetet franceze i kanë bërë thirrje qytetarëve të pajisen me maska të paktën në ambientet publike.
Gjatë dy javëve të fundit në Francë raportohet edhe për një rritje të personave të shtruar në spital. Aktualisht infektimet po shtohen edhe në shtete të tjera europiane.
New York ndalon armëmbajtjen në shumë vende publike
Këtë fundjavë, New York-u miratoi një ligj që ndalon armët në shumë vende publike, duke përfshirë sheshin “Times Square”, dhe kërkon nga aplikantët për licencë të armëmbajtjes të ofrojnë prova mbi aftësinë e tyre për ta përdorur armën dhe të dorëzojnë llogaritë e tyre të mediave sociale për shqyrtim nga zyrtarët qeveritarë.
Ligji, i miratuar në një seancë legjislative urgjente, u nxit nga një vendim i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara javën e kaluar që rrëzoi ligjet kufizuese të New York-ut për marrjen e licencës për armë. Shumica konservatore e gjykatës vendosi për herë të parë që Kushtetuta amerikane i jep një individi të drejtën për të mbajtur armë në publik për vetëmbrojtje.
Udhëheqësit demokratë të New York-ut e dënuan vendimin e gjykatës, duke thënë se do të ketë më shumë dhunë me armë nëse më shumë njerëz do të mbanin armë në publik.
Ligji i miratuar të premten e bën krim të rëndë mbajtjen e armës në një listë të re vendesh të ndjeshme, duke përfshirë: ndërtesat qeveritare, objektet mjekësore, ato fetare, bibliotekat, parqet, kopshtet zoologjike, shkollat, kolegjet, kampet verore, qendrat për të pastrehët, shtëpitë e azilit, transporti publik, duke përfshirë metronë e qytetit të New York-ut, vendet ku konsumohet alkool ose marjuanë, muzetë, teatrot, stadiumet, qendrat e votimit, etj.
Sarandë: Nëna hidhet nga kati i dytë bashkë me foshnjën
Një grua 35 vjeçe u hodh pasditen e djeshme nga kati i dytë i maternitetit të Sarandës së bashku me foshnjën e saj të porsalindur.
Drejtori i maternitetit të Sarandës, ka thënë për mediat se nëna nuk tentoi të vetëvritej, siç njoftoi fillimisht policia, por u përpoq të largohej nga spitali. Ai tha se 35-vjeçarja e kishte lindjen e gjashtë, por ishte në situatë tepër të vështirë.
Përsa i përket gjëndjes shëndetësore të të dyve, drejtori i maternitetit bën me dije se foshnja gëzon shëndet të plotë, ndërsa e reja përveç lëndimeve të vogla, ka probleme me shëndetin mendor.
Turistja humb jetën pasi u sulmua nga peshkaqeni në Sharm El Sheikh
Pushimet verore u shndërruan në tragjedi për një turiste nga Austria dhe të tjerët që panë skenën fatale pasi një peshkaqen e sulmoi teksa notonte në plazhet e Sharm El Sheikh.
Turistja 68-vjeçare sapo pa peshkaqenin që i afrohej, u përpoq të notonte në breg sa më shpejt të mundej, por fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtonte. E moshuara nuk mundi t’i shpëtonte sulmin dhe ndërroi jetë teksa po transportohej me ambulancë në spital për shkak të gjakderdhjes.
Pas ngjarjes tronditëse, turistët që kanë regjistruar me celularët e tyre skenën, kanë reaguar ashpër për mungesën e shpëtimtarëve në plazh, të cilët mund të kishin ndërhyrë për të shpëtuar viktimën. Ndërkohë autoritetet lokale ndaluan notin, zhytjen dhe peshkimin në zonën përreth për tre ditë nga frika e rishfaqjes së peshkaqenëve të tjerë në ato ujëra.
Burimi: Euronews, BBC, CNN
Source link