“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Video e rëndë/ Makina përplas nënën dhe 4-vjeçarin, i lë të shtrirë mes asfaltit dhe ja mbath
Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Britaninë e Madhe, ku të lënduar rëndë mbetën një nën me djalin e saj vetëm 4 vjeç.
Ngjarja ndodhi në Yorkshire, ku një makinë i përplasi të dy për vdekje dhe u largua. I gjithë momenti i tmerrshëm është regjistruar nga disa kamera sigurie që vrojtonin vendin.
Video tregon momentin ku automjeti i kuq afrohet pranë gruas dhe djalit të saj, teksa i përplas dhe largohet, duke i lënë të shtrirë në asfalt. Shoferi nuk bën asnjë përpjekje për të parë gjendjen e tyre, por thjesht i jep makinës gaz për t’u larguar nga aty.
Nëna dhe vogëlushi pësuan disa thyerje kockash dhe dëmtime të tjera, por sipas të afërmve të tyre ata janë në gjendje të qëndrueshme në spital.