Kur është koha më e mirë për të konsumuar mjaltë? Ka një ndryshim nëse e
Trendi që po veshin të famshmit, rrobat e banjës që nuk duhet t’ju mungojnë në plazh
Argëtimi dhe festa e vërtetë e verës është në plazh apo jo? Ajo pjesë që tashmë e ka nisur sezonin, me siguri e ka vënë re që ‘pasarela’ e rrobave të banjës ka nisur. Patjetër, edhe ju i keni gati pantallonat e shkurtra, mini fustanet, por e dini që mbi të gjitha, të gjithë sytë i kanë te rrobat e banjës.
Si çdo sezon të nxehtë, edhe këtë verë, ne ju kemi propozuar disa modele të rrobave të banjës, po e dini cili do të jetë më i populluari?
Kush më shumë se Dua Lipa mund të na prezantojë tendencën e bikinit?
‘Cut-Out One-Piece’, kostumi i artistes së famshme, me një prerje në bel, i ka bërë vajzat që të kërkojnë shumë opsione të ngjashme.
Hailey Bieber, Camila Cabello, Ciara e shumë më shumë personazhe të njohur mund t’ju frymëzojnë me modelet e tyre, ama Dua sapo ka prezantuar tendencën që do të dominojë plazhin këtë verë.
Source link