“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Për herë të parë, Alex Rodriguez flet hapur për ndarjen nga Jennifer: ‘S’pendohem për asgjë’
Alex Rodriguez s’është fare i inatosur me J.Lo edhe pse kjo e fundit nuk vonoi të fejohej me ish-të fejuarin shumë pak pas ndarjes. Dyshja i dha fund lidhjes pas 4 vitesh bashkë dhe bënë publike ndarjen në prill të 2021-shit sepse kuptuan se “funksiononin më mirë si miq”.
Për herë të parë që pas ndarjes, Rodriguez foli për vendimin e marrë gjatë një interviste, ku tha se “s’është penduar për asgjë” në lidhje me të.
“Shiko, ne kaluam bashkë një kohë fantastike. Më e rëndësishmja është që gjithmonë vendosnim fëmijët të parët dhe në qendër të gjithçkaje që bënim. Çfarë unë do të them për Jennifer-in është se ajo është njeriu më i talentuar që kam patur gatin ta kem përreth.”
Lopez kurrë nuk foli publikisht për arsyen e ndarjes nga Alex, por sipas burimeve afër saj, ndarja erdhi sepse këngëtarja “kishte kohë që s’ndihej më e lumtur”.
Lopez dhe Rodriguez u takuan për herë të parë në 2005, por romanca do të niste pas 12 vitesh. Në mars të 2019 çifti u fejua gjatë pushimeve në Bahamas, ndërkohë që dasma shtyhej vazhdimisht për shkak të pandemisë.
Për momentin, Rodriguez ka nisur një lidhje me Kathryne Padgett e ndërsa Jennifer është e fejuar dhe shumë e lumtur me dashurinë e saj të jetës, Ben Affleck!
Burimi: Pop Sugar
Source link