Trailer Reunion premton një mister argëtues vrasjeje me Game Night, The Boys & Get Out
Festa kthehet në tragjedi/ Vdesin nga shpërthimet e fishekzjarrëve 7-vjeçari dhe motra e tij (VIDEO)
Franca ka festuar ditën e djeshme “Ditën e Bastijës” duke përkujtuar marrjen e kontrollit të Kështjellës-burg nga populli në Paris, në vitin 1789.
Megjithatë, festa është kthyer në tragjedi, pasi dy persona humbën jetën gjatë shfaqjes së fishekzjarrëve.
Një 7-vjeçar, së bashku me motrën e tij 24-vjeçare humbën jetën pasi u goditën nga pjesë të lëndëve shpërthyese.
Ata ndodheshin së bashku me familjen rreth 50 metra larg platformës që lëshonte fishekzjarret, kur ndodhi ngjarja e rëndë. Ata u nisën me urgjencë për në spital, por fatkeqësisht nuk mundën të mbijetonin.
Dita e Bastijës kremtohet zakonisht me një paradë ushtarake me pjesëmarrjen e mijëra trupave që marshuan në Shëtitoren qendrore të Parisit, ndërsa shërben dhe si ekspozim i pajisjeve ushtarake të teknologjisë së lartë.