Kur është koha më e mirë për të konsumuar mjaltë? Ka një ndryshim nëse e
“Janë makineri vrasëse”/ Teoria e re: Ukraina lufton me “superushtarë” të krijuar në laboratorë sekretë
Lufta në Ukrainë nuk po shkon aspak ashtu siç pritej për Rusinë, që u detyrua të tërhiqej nga një pushtim në shkallë të gjerë dhe të përqendrohej në rajonin e Dondasit.
E për të justifikuar këto humbje, duket se propaganda e Vladimir Putin po nxjerr teori nga ë të ndryshmet, disa dhe jashtë imagjinatës.
Së fundmi humbjet po justifikohen me arsyetimin se ushtria e Ukrainës përbëhet nga disa “superushtarë” të krijuar nëpërmjet disa eksperimenteve në laboratore, duke u kthyer në “makina vrasëse”.
Këto pretendime janë ngritur nga dy përfaqësues ligjorë të Moskës zyrtare. Konstantin Kosachev, nënkryetari i Këshillit të Federatës së Rusisë dhe Irina Yarovaya, nënkryetare e Dumës së Shtetit, thanë se kishin gjetur prova gjatë një hetimi të nisur në fillim të këtij viti.
“Ne shohim mizorinë dhe barbarinë me të cilën sillet personeli ushtarak i Ukrainës, krimet që ata kryejnë kundër popullatës civile, ato krime monstruoze që ata kryejnë ndaj robërve të luftës, konfirmojnë se ky sistem për kontrollin dhe krijimin e një makinë mizore e vrasjes u zbatua nën menaxhimin e Shteteve të Bashkuara. Dhe ato ilaçe që përmirësojnë performancën që u jepen ende për të neutralizuar plotësisht gjurmët e fundit të ndërgjegjes njerëzore dhe për t’i kthyer ata në përbindëshat më mizorë dhe vdekjeprurëse gjithashtu e konfirmojnë këtë.”- u shprehën ata.
Dy zyrtarët rusë pretendojnë po ashtu se Ukraina po përdorte ilaçet e hepatitin A për të forcuar ushtarët, ndërsa shtuan se gjetën prova për këtë në gjakun e ushtarëve ukrainas të kapur rob.
“Është shumë e mundur që kjo ka të bëjë me testimin e këtyre barnave te personeli ushtarak,” tha Yarovaya.