U kritikua se la gruan për refugjaten ukrainase, britaniku fton në shtëpi edhe një tjetër grua të re (FOTO)
Një baba britanik që la partneren e tij për të ikur me refugjaten ukrainase 10 ditë pasi ajo u zhvendos në shtëpinë e tij familjare, tani ka marrë një grua tjetër të re që te jetojë me ta.
Tony Garnett braktisi partneren, Lorna dhe dy fëmijët e tyre për 22-vjeçaren, Sofiia Karkadym. Babai i dy fëmijëve ka krijuar një jetë të re dhe ka marrë shtëpi me qira ë Bradfors, në perëndim të Yorkshire.
E teksa është i papunë, ai ka vendosur që në shtëpinë e re të presë edhe refugjatë të tjera nga Ukraina, të cilët janë larguar nga vendi i tyre që po shkatërrohet nga pushtimi rus.
“Daily Mail” shkruan se refugjatja quhet njësoj si e dashura e tij 22-vjeçare, Sofiia, e cila ka shkuar në Mbretërinë e Bashkuar së bashku me të dashurin e saj.
Fundjavën e kaluar, Garnett dhe Karkadym panë në internet refugjatët ukrainas që kërkonin ndihmë. Në mesin e tyre ishte Sofiia Rastorhuieva dhe i dashuri i saj, Illia Tronevych, të cilët kishin mbërritur si refugjatë nga Ukraina më 23 qershor.
19-vjeçarja dhe 18-vjeçari kishin bërë një apel në “Facebook”, duke thënë se ata po dëboheshin nga shtëpia në Bradford, në të cilën ishin ftuar nga një familje britanike pasi kishin ikur nga Ukraina.
“Më vjen mirë që Tony dhe Sofiia kanë ardhur për të na ndihmuar. Ne ishim shumë të pakënaqur në atë vend. Ne kishim vetëm një divan të vogël për të fjetur dhe ishte shumë e pakëndshme. Duhej të bënim punët e shtëpisë. Nuk kishim ku të shkonim. Ne jemi refugjatë nga Ukraina. Vendlindja ime është Kremenchuk, i njëjti vend ku rusët bombarduan një qendër tregtare dhe vranë shumë njerëz muajin e kaluar”, ka thënë e reja.
Ajo ka shtuar më pas: “Është shumë e rrezikshme atje. Ne e dinim se rusët ishim afër dhe prindërit tanë na kërkuan të largoheshim për sigurinë tonë. Unë dhe Illia shkuam në Varshavë dhe më pas erdhëm këtu në aeroportin e Leeds Bradford. Ne menduam se do të ishim të lumtur, por ka qenë shumë e vështirë për ne. Ne e dimë se ky është një vend i mrekullueshëm me njerëz të mirë dhe na pëlqen këtu në Yorkshire”.