Pse e kanë emrin Shallvare pallatet në mes të Tiranës dhe cilat ishin familjet e
Rritja e rasteve me Covid në Shqipëri: Flet ministrja e Shëndetësistë, Ogerta Manastirliu!
Photo Credits: Google Images
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht të moshuarve dhe atyre me sëmundje kronike, që të bëjnë dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid.
“Është shumë e rëndësishme sidomos në momentin që jemi duke kaluar por edhe për të pararendur çfarë mund të vijë në një periudhë të shpejtë, në vjeshtë – duke qenë se priten dhe sub variante të reja, të cilat mund të çojnë sërish një rritje të infeksionit të covid – të vijojmë vaksinimin me intensitet. Është e rëndësishme sidomos për ata të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese, për moshat e treta, për të bërë dozën e tretë, dozën e katërt të vaksinës, si një dozë përforcuese që rrit kujtesën imunitare”, u shpreh Manastirliu.
Aktualisht ka mbi 9000 qytetarë të infektuar dhe rreth 30 pacientë të shtruar në spitale.
Burimi: ABC News
Source link