Enzimat e zbuluara në bakteret e zorrëve mund të ndryshojnë grupet e gjakut të një
Unë jam kryeministër i shpresës, ai i frikës
Kurti tha se kjo s’është forma e duhur e shkuarjes drejt pajtimit dhe BE-së, prandaj i rekomandoi atij që t’i ndalë deklaratat e tilla.
“Më 19 korrik është dashur të mbahet një takim në Bruksel. Unë kam qenë i gatshëm, por pala tjetër nuk ka qenë e gatshme dhe e ka shtyrë takimin për së paku një muaj. Gatishmëria nga ana e Kosovës ka qenë në nivelin e kërkuar nga Brukseli, por ka munguar nga Beogradi. Po i dëgjoj nganjëherë deklaratat që vijnë nga kreu shtetëror i Serbisë. Unë jam kryeministër i shpresës dhe progresit, me keqardhje më duhet të konstatoj se presidenti i Serbisë po shfaqet si presidentit i frikës, frikësimit dhe kërcënimit. Për t’u integruar në BE, për normalizim të marrëdhënieve është e domosdoshme që t’i lëmë frikësimet dhe kërcënimet dhe të orientohemi kah vlerat europiane, kah fqinjësia e mirë, kah sanksionet e Rusisë dhe kah ballafaqimi me të kaluarën që është i domosdoshëm në Serbi”.
Kryeministri kosovar shtoi se i gatshëm të ulet në tryezë me të “kurdo që na thërret Brukseli”.
Source link