E pranon vetë presidenti Macron: I kam bërë presion Realit për Mbappenë
TRAGJEDI në Himarë/ Skafisti përplas për vdekje 7-vjeçaren dhe vetëm shikon (VIDEO)
Një vajzë 7-vjeçare humbi jetën sot tragjikisht në Potam të Himarës pasi u përplas nga një skaf.
Drejtues i skafit është identifikuar si Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës.
Në videon e mëposhtme të siguruar nga Gazeta Shqip tregohen sekondat e para pas ngjarjes së rëndë.
Njerëz me duar në kokë që ulërijnë të tmerruar dhe pranë tyre autori i ngjarjes që duket tepër i ftohtë. Ai as nuk dënjon të zbresë nga skafi për të parë atë që ka ndodhur.
“Shiko, nuk e vret mendjen fare,” dëgjohet një nga personat që ka filmuar duke thënë për autorin.
Drejtuesi i gomones, Arjan Tase, shef i Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan i cili ndodhej me pushime me familjen, humbi kontrollin e gomones duke goditur për vdekje të miturën, që lahej në det.