SHBA reagon sërish për situatën në veri: Mirëpresim shtyrjen e reciprocitetit, kishte koordinim për veprimet
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka shkruar në Twitter lidhur me vendimin e qeverisë së Kosovës për shtyrjen e aplikimit të masave të reciprocitetit për targa e dokumente ndaj Serbisë që erdhi pas një takimi të krerëve të shtetit me të. Hovenier në reagimin e tij në Twitter e ka mirëpritur vendimin e liderëve të Kosovës për pezullimin e përkohshëm të masave të reciprocitetit, por ka deklaruar se janë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit. Gjithashtu, ai shprehet se veprimet dhe vendimet ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar. “SHBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, tha Hovenier. Qeveria ka vendosur që të shtyej aplikimin e këtyre masave për deri më 1 shtator, nga 1 gushti kur ishin planifikuar të hynin në fuqi.Source linkThe U.S. welcomes the decision by Kosovo’s leaders to suspend temporarily the implementation of reciprocity measures on license plates & entry/exit documents, both measures are fully in line with the Brussels agreements and were coordinated with the international community. 🇽🇰🇺🇸
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 2, 2022