“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Bëri plot 31 tatuazhe me super-heronj/ Fansi i çmendur i “Marvel” hyn në librin e rekordeve Guinnes
Plot 31 tatuazhe me super-heronj ka bërë mbi trupin e tij një fans i “Marvel”, shtëpisë botuese të librave “comics” me super-heronj, që më pas u zhvillua në një nga studiot më të njohura kinematografike në botë.
Rick Scolamiero, 36 vjeç, ka qëndruar plot 350 orë në studion e tatuazheve për të dekoruar pjesën më të madhe të trupit të tij me personazhe të Marvel-it. Kur fansi kanadez bëri tatuazhin e tij të parë në njërin krah në vitin 2011, imazhin e Njeriut-merimangë, ai kurrë nuk e mendonte se do të thyente rekord botëror me atë që kishte nisur.
Fillimisht ai tha se donte të mbulonte vetëm njërin krah me superheronj, por puna e artistit që i bëri tatuazhet e para i pëlqeu aq shumë sa deshi të mbulonte sipërfaqe më të mëdha të trupit.
Duke folur për Guinness World Records, ai tha: “Unë u dashurova me punën e artistit dhe doja të vazhdoja të shihja se çfarë tjetër mund të gjenim në lidhje me tatuazhet”.
Ai ka të fiksuar në trup gjithë personazhet e Marvel-it, si Vejushën e Zezë, Hulkun, Njeriun e Hekurt, Njeriun merimangë etj.
Si një fans i çmendur, Rick takoi edhe Stan Lee, artistin e librave “comics” që themeloi Marvel-in. Stan Lee firmosi një autograf në kyçin e dorës së Rick-ut, të cilin, për ta pasur kujtim të përhershëm, ky i fundit e ktheu në tatuazh.
U deshën disa seanca tatuazhesh prej gjashtë orësh për të arritur përfundimin që 36-vjeçari kishte synim, dhe plot 350 orë nën pickimin e gjilpërës me bojë.
Njerëzit shpesh e ndalojnë atë në rrugë për ta komplimentuar, e madje fillojnë të komentojnë mbi historitë e Marvel-it që tashmë pasqyrohen mbi trupin e tij.