Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç në alarm: Gjermania dhe SHBA po lobojnë fuqishëm për ta miratuar,
Njeriu i Erdoganit komenton deklaratën e Kurtit për shaminë
Osman Atalay, anëtari i bordit të organizatës humanitare turke IHH që është e lidhur me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan ka “mbajtur shënim” sot rreth deklaratave të kryeministrit Kurti për shaminë duke e postuar atë të plotë. Atalay i cili sipas mediave operon si dorë e zgjatur e Erdogan, me Kurtin ka lidhje nga e kaluara. Gjatë një vizite në Turqi sa Kurti ishte në opozitë, Atalay e kishte shoqëruar në të gjitha vizitat. “Kryeministri i Kosovë në një deklaratë për media tha se shamiat dhe elementët e tjerë #dini nuk duhet të ndalohen në jetën publike të qytetarëve në Kosovës”, shkroi Atalay në rrjetin social Twitter.Kosova Başbakanı @albinkurti Kurti, basın mensuplarına yaptığı açıklamada, Kosova’da vatandaşların kamusal yaşamında #başörtüsü ve diğer #dini unsurların yasaklanmaması gerektiğini söyledi. pic.twitter.com/CgmJiPJdAJ
— Osman Atalay (@atalay_osman) August 12, 2022