Dezinformon Putin: Bashkëpunimi ynë me Kinën, faktor stabilizues ndërkmbëtar
Gruaja që nuk përdorë sapun, letër higjienike e as tamponë gjatë ciklit
Një përdoruese e TikTok ka ngjallur debat të madh kur ndau rutinën e saj të diskutueshme të higjienës – e cila nuk përfshinte letër higjienike apo tampona.
Eden Alexandra ka bërë një video ku ka ndarë pesë gjëra që ajo i ka përjashtuar nga rutina e saj e pastërtisë, për të mbajtur pjesët intime të pastra dhe të shëndetshme.
“Unë nuk do të përdor letër higjienike, nuk më duhet”, tha ajo në fillim të videos.
Numri dy, unë nuk përdor asnjë sapun, asnjë pastrues, definitivisht asnjë larje trupi, absolutisht asgjë përveç ujit për t’u pastruar.” – vazhdon ajo.
Eden tha se vaginat e grave janë “natyrisht vetë-pastruese”, duke shtuar se çdo gjë që vendosni atje, pavarësisht nëse është me aromë apo përmban kimikate të caktuara, mund të pastrohet vetvetiu. Kur bëhet fjalë për periodat, ajo gjithashtu shprehet shumë qartë se është një “gjakderdhëse e lirë”.
“Unë nuk përdor tampona. Në fakt, kam gjakderdhje të lirë. Kam luksin të kem perioda mjaft të lehta, kështu që nuk kam domosdoshmërisht nevojë për këto artikuj”- shpjegon ajo.
Shikuesit ishin të tronditur dhe të hutuar, me një pyetje: “Nuk mund të them nëse ajo bën shaka?”
“Më humbe në pjesën e gjakderdhjes së lirë,” komentoi një i dytë dhe një i tretë pyeti: “Nëse nuk përdor letër higjienike, çfarë përdor për të fshirë atëherë?”