Dezinformon Putin: Bashkëpunimi ynë me Kinën, faktor stabilizues ndërkmbëtar
Gerard Pique nuk fshihet më/ Puthje e përqafime në publik me të dashurën e re, dalin fotot e para
Gerard Piqué po shijon lidhjen me një vajzën misterioze, që duket se ishte shkaku i ndarjes me Shakirën, me të cilën është fotografuar dhe nuk fshihet më.
Dëshmi për këtë janë pamjet që programi ‘Socialité’ ka transmetuar ekskluzivisht këtë të shtunë, disa foto në të cilat mund të shihni se si katalanasi e puth partneren e tij.
Pique dhe Chía kaluan natën e së premtes në Puigcerdà, një zonë e vendosur praktikisht në kufirin me Francën dhe shumë afër Andorrës e Bolvirit, komuna e vogël ku lojtari bleu një shtëpi vetëm pak vite më parë. Atje shijuan një koncert të Dani Martinit në ‘Summerfest Cerdanya’ dhe nuk u ndalën para shikuesve të mundshëm.
“Kishte përqafime para të gjithëve”, thanë disa dëshmitarë për “Socialité”. “Qëndrimi i tyre ishte i qetë, duke dhënë ndjesinë se nuk janë në një fazë fillestare të lidhjes”, – tha prezantuesja Nuria Marín.
“Ata u puthën dhe pati shumë gjeste afërsie, përqafime dhe përkëdhelje”, – shtojnë gazetarët e “El Periódico”, të cilët gjithashtu pohojnë se çifti shoqërohej nga babai dhe vëllai i sportistit, si dhe disa miq.
Që kur Gerard Piqué dhe Shakira e bënë publike ndarjen e tyre, është përfolur shumë se si ishte marrëdhënia e tyre, nëse këngëtarja donte të merrte fëmijët e saj në Miami dhe se si ata po përpiqeshin ta trajtonin këtë çështje sa më mirë që të mos shkonin në gjyq.
Megjithatë, duket se armëpushimi ka mbaruar dhe se do të duhet të përballen në gjykatë. Siç ka publikuar “Informalia”, ka qenë e pamundur që ata të arrijnë një marrëveshje dhe këtë ia atribuojnë kushteve “absolutisht të papërballueshme” që do të kërkonte këngëtarja kolumbiane.
Source link