Atalanta kërkon 60 milionë euro për holandezin, “trembet” Liverpooli
Google thotë se ka bllokuar sulmin DDoS më të madh regjistruar ndonjëherë
Google thotë se ka bllokuar sulmin DDoS HTTPS regjistruar ndonjëherë në Qershor i cili arriti një kapacitet maksimal prej 46 milionë kërkesa për sekondë.
Për ta vënë në perspektivë, është 76 përqind më i madh sesa sulmi i mëparshëm DDoS që mban rekordin dhe që Cloudflare e bllokoi.
Google tha se është njëlloj si të merrni të gjitha kërkesa ditore të Wikipedia po vetëm në 10 sekonda.
Sulme të tilla synojnë të përmbytin me trafik rrjetet e kompanive duke bllokuar aktivitetin e tyre online.
Jo vetëm që është sulmi i tretë rekord DDoS në pak muaj, por vjen në një kohë kur hulumtuesit e sigurisë së Google thonë se po rriten në madhësi dhe frekuencë.
Google përshkroi ngjarjen si mëposhtë:
- Në 9:45 sulmi filloi me mbi 10 mijë rps(request per second) ndaj një prej balancuesve HTTPS të një klienti.
- 8 minuta më vonë sulmi u rrit në 100 mijë rps.
- 2 minuta më pas sulmi goditi kapacitetin e tij maksimal prej 46 milionë rps
- Rrjeti i Google e kishte identifikuar sulmin dhe aktivizuar masat mbrojtëse për bllokimin e tij
- Sulmi filloi të venitej rreth orës 10:54, me shumë gjasa nisur nga fakti se sulmuesit nuk po merrnin rezultatin e pritur
- Google identifikoi 5,256 IP nga 132 vende të botës të cilat po kontribuonin në sulm
Ajo që habiti Google ishte sulmi i cili bazohej në protokollin e sigurte HTTPS dhe jo HTTP. Sulmet HTTPS janë më të kushtueshme sesa HTTP sepse kërkojnë më shumë fuqi kompjuterike për të krijuar një lidhje të sigurte TLS.
Afro 22 përqind e IP-ve të përdorur buronin nga nyjet dalëse të rrjetit Tor, por për nga volumi i kërkesave përfaqësonin vetëm 3% të trafikut sipas hulumtuesve të Google.
Që nga fillimi i vitit sulmet DDoS janë shtuar ndjeshëm. Është vënë re një rritje me 236 përqind krahasuar me gjashtë mujorin e parë të 2021.
Në Prill Kaspersky lëshoi një raport duke thënë se sulmet DDoS kanë arritur nivelet më të larta në historinë e internetit, një rritje me 46% çdo tre muaj.
Kompania thotë se pushtimi Rus i Ukrainës ka luajtur një rol madhor në shtimin e sulmeve DDoS këtë vit. /PCWorld Albanian
Source link