Dezinformon Putin: Bashkëpunimi ynë me Kinën, faktor stabilizues ndërkmbëtar
Florian Marku mposht Migel Ramirez për titullin WBC
Boksieri shqiptar Florian Marku ka arritur që ta regjistrojë fitoren e radhës në karrierën e tij si boksier.
Ai të enjten ka mposhtur në “Air Albania” në Shqipëri boksierin meksikan Miguer Ramirez pas dhjetë raundeve të zhvilluara.
Lufta e vlefshme për kategorinë WBC ishte e ashpër që nga raundi i parë. Marku e nisi më mirë duelin, sidomos deri në pesë raundet e para, por më pas Ramirez tregoi qëndrueshmëri më të madhe.
Meksikani u tregua shumë i ashpër sidomos në raundin e tetë me disa goditje të fuqishme drejtë Florian Markut, por ky i fundit arriti që ta rikthejë luftën në favorin e tij dhe kështu mori një fitore të madhe në këtë luftë për të cilën ishte përgatitur për muaj me radhë.
Karriera e Florian Markut si boksier është e jashtëzakonshme dhe po vazhdon me hapa të mëdhenj drejtë suksese të tjera.