AI ndihmon në zbulimin e mistereve të viruseve në oqeane dhe zorrët tona: ScienceAlert
Rrëfimi i Florian Markut: Nëna ime ishte pastruese, i premtove se …
Kampion Florian Marku gjatë fjalës së tij sot në ceremoninë e dhënies së titullit “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, ka kujtuar vitet e para të jetës dhe karrierës së tij.
Ai tha mes të tjerash se ka pasur një jetë jo të lehtë, dhe se vinte nga një familje jo e pasur.
Ai tregoi dhe fjalën që i dha nënës së tij kur punonte si pastruese, duke i thënë se pas disa vitesh ajo nuk do të ketë më nevojë të punojë, fjalë këto që kanë përlotur edhe bashkëshorten e Markut.
“Kjo për mua është një ëndërr që është bërë realitet. Në karrierën time kam qenë gjithmonë realist edhe ashtu do ngelem.
Familja ime nuk është e pasur, prindërit e mi kanë punë krahu, nëna ime ka punuar edhe pastruese në emigracion, por i kam thënë që sa të kalojnë disa vite t’i ske për të punuar kurrë dhe shyqyr Zotit ajo nuk ka nevojë të punojë më. Njerëzit mendojnë se është fat, por duhet punë e mund”, tha ai.
Ai tha se para disa vitesh kishte rënë pre e një mashtrimi për të ikur dhe për të nisur karrierën në Angli.
“Më thanë, më ftuan në Angli, eja se do i kesh të gjitha gati. Shtëpi, makinë, dhe palestër. Kur arrita në Angli, çdo gjë ishte mashtrim. Shkova e takova promotorë, por askush nuk besonte. Më pas gjeta dikë, dhe ia mbusha mendjen.
Aty u mblodhën 2 mijë veta. Pati sukses. Kudo ku jam ndeshur, i kanë mbushur shqiptarët plot ambientet. Asgjë nuk është fat në jetë, do shumë punë dhe sakrifica. Askush nuk është rastësisht aty, duhet shumë mund. O e meritojë unë, o se meriton askush. Ju se dini se ça kam arritur. Dashuria e madhe që kam për sportin, më ka bërë të jem këtu ku jam. I them të gjithë të rinjve që duan një sport, kurrë mos u dorëzoni”, tha ai.