Vulletiq për The Geopost: Serbia ka dyfytyrësi politike me të dyja palët, këtë e shohin
Njerëzit mendojnë se ky detaj nxori zbuluar konkurrentët e ‘Kepit të Tundimeve’
Photo Credits: Top Channel Albania/ YouTube
Në përshkrimin e Kepit të Tundimeve, reality show-t më të ri të Top Channel, frymëzuar nga “Too Hot to Handle”, shkruhet:
Në magjinë e ditëve të ngrohta të verës, në një ambjent luksoz, disa të rinj dhe të reja të gjithë beqar, fizikisht shumë tërheqës por edhe me një karakter që nuk kalon pa u vënë re, do të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin për 20 ditë. […]
Deri këtu gjithçka duket okay. Por njerëzit, si gjithmonë shumë të vëmendshëm ndaj detajeve, kanë vënë re diçka në episodin 6.
Në një moment, Efi, një prej konkurrenteve, hap frigoriferin dhe gjejeni çfarë? Frigoriferi është thuajse bosh.
Photo Credits: Top Channel Albania/ YouTube
Efi merr vetëm një ujë dhe e mbyll shpejt e shpejt.
Photo Credits: Top Channel Albania/ YouTube
Përpos faktit që edhe pjesa tjetër e kuzhinës nuk duket si kuzhinë ku hahet apo gatuhet (por, po supozojmë se të rinjtë janë punëtorë dhe nuk lënë *asgjë* mbi banak), një frigorifer tërësisht bosh duket i dyshimtë.
“Efi harroi që s’ka asgjë në frigorifer dhe e mbylli me stil. Gjoja këta kanë dietë aty. Me siguri shkojnë veç fundjavave dhe pastaj ‘secili në hesap të vet'”, shkroi dikush në YouTube.
Një tjetër tha:
“Sajim total. Duket që ata nuk jetojnë aty, ndoshta vijnë vetëm fundjavave se frigoriferi është super bosh.”
Në fakt, deri më tani në Kepin e Tundimeve nuk ka plasur ndonjë sherr a debat ushqimesh, gjë që është e dyshimtë, duke marrë parasysh se ç’lloj zënkash e keqkuptimesh ka patur për ushqimin në reality show të tjerë (Big Brother).
Ose grupi i Kepit janë takuar vetëm fundjavave, ose ata janë në një dietë shumë strikte: Picat e Fationit + Ujë?!
Source link