Flota hije e Rusisë kërcënon Suedinë – si mund të ndihmojë BE-ja?
Haradinaj takon Jasharajn: Ka vetëm një zgjidhje, rritje e pagave
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se AAK-ja mbështet kërkesat e drejta të sindikatave në mbarë vendin.
Sipas tij e vetmja zgjidhje është rritja e pagave, teksa i ka bërë thirrje Qeverisë që të procedojë sa më parë Ligjin e Pagave.
“Bisedë e sinqertë me kryetarin e SBASHK z. Rrahman Jasharaj. Ka vetëm një zgjidhje: rritja e pagave. Qeveria të procedojë sa më parë Ligjin e Pagave. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbështet kërkesat e drejta të sindikatave në mbarë vendin”, ka shkruar Haradinaj.