Çfarë ndodhi? Policia ndalon papritur xhirimet e videoklipit të ri të Madonna-s
Policia ka ndaluar xhirimet e videos muzikore të Madonna-s me reperen dominikane, Tokischa. Ngjarja ka ndodhur të hënën mbrëma, ku 64-vjeçarja po xhironte këngën e saj më të re të titulluar “Hung Over”.
Mesa duket altoparlantët e makinave që luanin muzikë krijuan zhurmë që ka shqetësuar fqinjët e shumtë. NYPD konfirmoi ekskluzivisht për “Page Six” të martën se rreth orës 23:39 ata morën disa ankesa për zhurmë në vendin e xhirimit.
Zëdhënësi i policisë vuri në dukje se situata ishte vënë nën kontroll dhe këngëtarja me famë botërore nuk ishte shoqëruar në komisariat. Madonna, Tokischa, kërcimtarët dhe ekuipazhi i xhirimit vazhduan me xhirimet diku tjetër pas largimit të policisë.
Ishte ideja e këngëtares së “La Isla Bonita” për të xhiruar videon në Washington Heights “të rrethuar nga kultura” e rrënjëve domenikane të Tokischa, pasi kënga e tyre është pjesë e zhanrit “Dembow”, e cila është e njohur në vendin e Karaibeve.
Source link