Diplomatët iranianë të enjten kanë braktisur ndërtesën e Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit dhe janë nisur për në aeroportin kryesor shqiptar të Rinasit, pas urdhrit të Qeverisë shqiptare që ta lëshojnë Shqipërinë për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve.
Diplomatët iranianë kanë djegur dokumentet e tyre disa orë para se të largoheshin nga Shqipëria.
Shqipëria u bë vendi i parë në botë që ndërpreu marrëdhëniet me Iranin, për shkak të akuzave për sulme kibernetike.