Lideri Suprem i Iranit shpalli 5 ditë zie për vdekjen e Presidentit, Iranianët e injorojnë
Kush është reperi amerikan që rrëmbeu zemrat e jurisë në “Kënga Magjike”?
@_jayoo_/ Instagram
E tha Ardit Gjebrea: Ky edicion i “Kënga Magjike” do të jetë i paparë!
Dhe qartazi, e ka seriozisht, sepse jo më larg se dje, në “Kënga Magjike”, u prezantua Jordan Coleman, i cili vështirëson garën për “New International Artist”, me këngën “Itsy Bitsy”. Menjëherë, të pestë anëtarët e jurisë: Pirro Çako, Ema Andrea, Jonida Maliqi, Anxhela Faber dhe Kozeta Kurti i dhanë dritën jeshile për të vijuar garën. Pra, direkt, 5 jeshile për Jordan Coleman!
Coleman, i njohur si Jayoo, po synon tregun ndërkombëtar, me qëllim që të njihet edhe përtej ShBA, si reper. Për këtë, zgjodhi të debutonte pikërisht në Shqipëri dhe më specifikisht, në “Kënga Magjike”.
Coleman u shpreh për “Complex” se është rritur gjithmonë me frymën e muzikës rap, pasi e ëma ishte një fanse e madhe e legjendave 2Pac dhe Biggie. Gjithashtu, nuk mungonin këngët e Jay-Z. Këtë dashuri për rap, e transmetoi te Jordan, i cili thekson se muzika rap dhe hip hop lidhet lehtësisht me zhanerat e tjerë muzikorë, dhe sigurisht, ka në plan që të bëjë revolucion në këtë industri. Deri më tani, reperi ka publikuar 2 albume, super të suksesshme.
Edhe diçka tjetër që duhet të dish për Coleman: Është një djalë i cili do t’ia dalë vetë, edhe pse i ati i tij është Eric Adams, kryetari i bashkisë së New York. Së bashku, janë #dadandsongoals pasi kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Këtë e tregon qartazi edhe postimi në Instagram, ku reperi shkruan: “U zgjova në 2022-shin, jam djali i kryetarit të bashkisë”.
Dhe nëse deri tani e keni shumë për zemër reperin, prisni kur të shihni filmat e tij “The Backyardigans” (2004), “Prayin’ the Rice” (2011) dhe “Placeholders” (2012).
Ah, është nga ata njerëzit e talentuar që dinë të bëjnë gjithçka: aktor, regjisor, reper dhe aktivist.
Source link