Shkarkoi trajnerin më të suksesshëm në histori, “loja” e Strugës për të evituar reagimin e
Gazeta skoceze sjell foton e rrallë të dhunës ndaj shqiptarëve më 1999 (FOTO)
Gazeta skoceze Scottish Daily Express ka sjell një fotografi të rrallë nga koha kur shqiptarët e Kosovës shtypeshin me dhunë nga serbët, qoftë nga ata me uniformë apo pa të.
Fotografia e shoqëron një artikull ku raportohet për kritikat ndaj Partisë Kombëtare të Skotlandës (SNP) që qeverisë me shtetin, për krahasimin e saj të referendumit për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar me të drejtën e Kosovës për pavarësi nga Serbia, pas luftës që la rreth 13 mijë të vrarë, përcjell Klankosova.tv.
Aty, sipas përshkrimit, një serb me revole në dorë e shqelmon një shqiptar diku në qytetin e Gjilanit, në qershorin e vitit 1999.
Nga data që e jep gazeta, ngjarja mund të ketë ndodhur para 15 qershorit 1999, ditës kur është çliruar Gjilani.