Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç në alarm: Gjermania dhe SHBA po lobojnë fuqishëm për ta miratuar,
Nuk shfaqen shpesh bashkë, Rudina Dembacaj zbulon çfarë raporti ka me vajzën e madhe të Mark Frrokut
Aktorja e dashur për publikun, Rudina Dembacaj, ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e bashkëshortit të saj, Mark Frroku.
Rudina poston herë pas here foto familjare, por me vajzën e madhe të Markut postimet janë shumë të rralla. Pak muaj më parë ajo publikoi foton e parë me të, që ishte foto e vjetër dhe sipas asaj që shkruante Rudina në mbishkrim ‘janë larg gjeografikisht’ duke lënë të kuptohet se ajo nuk jeton në Shqipëri.
“Mara me njerkën e saj. E dija që do bëhem grua, jam bijë, motër, nënë por kurrë nuk kam menduar më parë, që do isha dhe njerkë. Më ka plotësuar pa fund dashuria për femijet e burrit tim. Ju dua shumë. ( është foto e gushtit se jemi pak larg gjeografikisht)”, shkruante Rudina asokohe.
Por së fundmi, aktorja dhe moderatorja e njohur ka bërë gjestin e veçantë për të. Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një foto të Marës.
Kjo e fundit shihet vetëm e ulur në një tavolinë teksa Rudina nuk ka shkruar asgjë krah fotos që flet sa një qind fjalë. Përmes këtij postimi Rudina na tregoi edhe një herë raportin e ngushtë me fëmijët e partnerit.
Ndërkohë kujtojmë se në fillim të vitit 2020, aktorja konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij.
Source link