Lideri Suprem i Iranit shpalli 5 ditë zie për vdekjen e Presidentit, Iranianët e injorojnë
Bogujevci flet për Ukrainën në Këshillin e Evropës: Unë jam e mbijetuar e masakrës, e di se çfarë po kaloni
Kosova për herë të parë sot ka pasur të drejtën e fjalës në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka folur në emër të shtetit, teksa fjalimi i saj është pritur me duartrokitje.
Duke folur për luftën në Ukrainë, Bogujevci tregoi se edhe vet është e mbijetuar e një masakre.
“Mendjet, zemrat dhe lutjet tona janë me ju (Ukrainën). Ne e dimë në atë se çfarë po kaloni. Unë vet jam e mbijetuara e një masakre”, theksoi Bogujevci në fjalën e saj në Këshillin e Evropës.
Ajo e përmbylli fjalimi e saj me “Slava Ukraini”.