Scholz kundër një operacioni në Rafah: E papranueshme, sulmi nuk do të ketë fund të
Serbët të frymëzuar nga muzika shqiptare, kopjojnë hitet/ Blero Muharremi: Nuk mund të vjedhësh, ka një marrëveshje
Këngëtarët serbë kanë filluar vitet e fundit të marrin dhe të kopjojnë sa më shumë muzikë shqiptare. Rasti i fundit ka qenë kënga e Elvana Gjatës dhe Dhurata Dorës “Gajde”.
Këngëtarja, Ksenia Knezevic, ka ripërpunuar këngën e dy artisteve shqiptare, të cilës i ka bashkangjitur edhe videoklip. Kjo këngë ka të drejtat e autorit por ka këngë të tjera që janë copy paste dhe janë të vjedhura.
Rasti i këngës tjetër të Elvana Gjatës “Love me love me”. Është këngëtarja Branka Sovrlic, e cila këndon këtë këngë në gjuhën serbe, me të njëjtin titull “Love me, love me (Voli me,voli).
Kënga shqiptare “Hajde luj qyqek”, që është bërë hit, ka tërhequr edhe vëmendjen e artistëve serbë. Madje, një këngëtare ka shkuar deri aty sa e ka kopjuar.
Kjo temë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në lidhje “Skype” ishte këngëtari i njohur, Blero Muharremi.
Sipas tij, në ditët e sotme nuk mund të vjedhësh një këngë.
“Secila këngë që del në “Youtube” është platforma dixhitale. Nëse është pa të drejta autori, “Youtube” nuk e pranon. Ka një marrëveshje totale.
Unë që jam edhe tekst shkrues, kam të drejtë ta shes këngën time sa të dua, ndërsa kur një këngëtar vjen tek unë e blen këngë nga unë, blen të drejtën për një kohë të caktuar. Nëse blen edhe të drejtën e autorit, atëherë është e tij”, tha Blero.
Këngëtari i dashur për publikun shtoi se merret prej vitesh me këtë punë dhe sipas tij, e gjitha varet nga kërkesa e këngëtarit.
Source link