Një neuroshkencëtar shpjegon se si truri juaj mendon në të vërtetë: ScienceAlert
Borell i kërkoi Serbisë të mos lëshojmë targa KM, Kosovës të mos shqiptojë gjoba
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e targave të automjeteve, e cila i ka vënë sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel.
Vuçiq doli nga takimi duke njoftuar se “nuk kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje”. Por, sipas tij, është arritur njëfarë pajtimi për një gjë.
“Do t’i dëgjojmë këshillat dhe kërkesat e përfaqësuesit të Lartë [evropian], Borrell. Ai ka kërkuar që ata [zyrtarët kosovarë] të mos shqiptojnë gjoba, që ne mos të lëshojmë targa të reja KM – për ç’gjë ne kemi thënë se është në rregull. Ne do ta respektojmë këtë. Do të shohim se çfarë do të bëjë pala tjetër”, tha presidenti serb.