Shkarkoi trajnerin më të suksesshëm në histori, “loja” e Strugës për të evituar reagimin e
“Unë dhe Gabrieli kemi nevojë…”/ Bashkëshorti i Hueyda El Saied ka një mesazh të rëndësishëm për gratë shqiptare (FOTO)
Më 23 nëntor bëhet një vit që Hueyda El Saied u nda nga jeta. Bashkëshorti i artistes së ndjerë, Thierry Grosjean ka zbuluar në emisionin “S’e Luan Topi”, se atë ditë, ai dhe Gabrieli, duan diçka të vogël.
Grosjean zbuloi se do të shkonte ndonjë familjar nga Shqipëria, por shumë pak. Gjithashtu ai dha edhe një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjitha vajzat dhe gratë shqiptare.
Thierry u bëri thirrje atyre që të bënin testime për kancerin e gjirit dhe shtoi se Hueyda do donte që këtë mesazh ta dëgjonin të gjithë.
Pjesë nga intervista:
Pas pak ditësh do të mbushet një vit që kur Hueyda u nda nga kjo jetë, si keni ndërmend ta kujtoni këtë ditë? A do të vinë familjarët e saj nga Tirana, atje?
Një pjesë e familjes do të vijë, por nuk jam i sigurt nëse mund të arrijë e gjithë familja më 23 nëntor. Do të jetë një përkujtim vetëm nga familja, diçka private. Sepse edhe unë dhe Gabrieli kemi nevojë të kalojmë pak kohë vetëm gjatë këtyre momenteve me Hueyda.
Pra doni që të jeni vetëm ju të tre?
Po, vetëm ne. Dhe ndoshta gjatë ditës me pjesëtarë të tjerë të familjes sonë, por shumë pak familjarë në mënyrë që të kemi një ditë jo të madhe paqësore.
A ke diçka për t’i thënë publikut shqiptar që e donte Hueyda-n aq shumë dhe po aq shumë i mungon
Thjesht një fjalë, duke u mbështetur edhe në publikimet që bëjmë në mediat sociale. Do të doja thjesht të inkurajoja të gjitha vajzat dhe gratë në Shqipëri dhe kudo në botë që të kryejnë testime për kancerin e gjirit. Është diçka shumë e rëndësishme, jam i sigurt që Hueyda do të donte që ky mesazh të dëgjohej nga çdo femër në Shqipëri.
Source link