Pse e kanë emrin Shallvare pallatet në mes të Tiranës dhe cilat ishin familjet e
Qosja: Shqipëria etnike sot është bërë vetëm pjesërisht
Akademik Rexhep Qosja në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ka shkruar se pasardhësit e Ismail Qemalit, të Luigj Gurakuqit, të Isa Boletinit, të Hasan Prishtinës e të delegatëve të tjerë të Kuvendit të Vlorës, kanë sot dy shtete “më vehte, të lira e të mosvarme” – Shqipërinë dhe Kosovën dhe ideja e tyre shtetërore kombëtare kështu është bërë pjesërisht.
Qosja në një opinion të postuar në Facebook, ka shkruar se në qoftë se historia u ka dhënë të drejtë dhe ideja e tyre kombëtare – Shqipëria etnike sot është bërë vetëm pjesërisht, mund të shpresohet se ajo pashmangshëm do të bëhet plotësisht.
“Konferenca e ambasadorëve në Londër në vitin 1913 ia shkoqi Shqipërisë së 28 nëntorit 1912 më shumë se gjysmëm e trojeve dhe më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare. Fqinjët ballkanikë dhe fuqitë e mëdha, megjithatë, s’arritën t’ia marrin popullit shqiptar idenë e shqiptarëve të bashkuar e cila historinë shqiptare e ka lëvizur gjatë gjithë shekullit XX dhe po vazhdon ta lëvizë edhe sot, në shekullin XXI. Fryti i kësaj ideje që e ka lëvizur historinë shqiptare do të jetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila me luftën e saj heroike dhe me përkrahjen e SHBA-ve e të Forcave të NATO-s, më në fund, do ta çlirojë Kosovën prej pushtimit të Serbisë e të Jugosllavisë”, ka shkruar ai.