Kurti përsëritë: Marrëveshja me Serbinë duhet të arrihet para pranverës së vitit 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), ku ka folur lidhur me marrëveshjen e fundit mbi targat me Serbinë në Bruksel. Ai ka treguar se cili është qëllimi i këtij kompomisi.
Kurti folur edhe për përpjekjet e Kosovës për të siguruar njohje të reja dhe kohën e tij të kaluar në burgjet serbe si dhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Michael Martens nëse ai është politikan kokëforte apo jo.
Duke e pyetur Kurtin, FAZ ka vlerësuar se tensioni mes dy shteteve është shuar të paktën përkohësisht.
“Kryeministër, duke iu falënderuar ndërmjetësimit amerikan dhe evropian, kriza e targave në Kosovë, duket se është zbutur, të paktën tash për tash. Cila është esenca e këtij kompromisi?”, i drejtohet gazeta gjermane Kurtit.
Kurti, duke iu përgjigjur pyetjes, ka deklaruar se marrëveshja për targat është arritur jo vetëm që të deeskalohet situata e tensionuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe që të nisin negociatat për marrëveshjen përfundimtare.https://zeri.info/inarticle.html
Kjo marrëveshje, ka thënë kryeministri, duhet të arrihet para pranverës së vitit 2023.
“Jemi pajtuar që të mos e zbatojmë vendimin tonë për të penalizuar drejtuesit e makinave me tabela ilegale serbe, ndërsa Serbia është pajtuar që të mos lëshojë më tabela të trashëguara nga rejgimi i Millshoveiqit.”
“E bëmë këtë vetëm që ta deeskalojmë situatën, por edhe të krijojmë mundësi për të nisur shpejt negociatat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Këto negociata duhet të përfundojnë para pranverës së vitit 2023. Ky ishte qëllimi i vërtetë i këtij kompromisi”, ka thënë Kurti në intervistën për FAZ. /Express