Aspekte të Urbanistikës dhe Arkitekturës së qytetit të Prishtinës gjatë shekujve XVI–XIX
Ishte përballë Arditit, ja i eliminuar i radhës në “Dancing With The Stars”
Mbrëmja e djeshme në “Dancing With The Stars” ishte shumë ndryshe pas VIP-at kërcyen jo me partnerët e tyre të mëparshëm, por ato që zgjodhën vetë javën e kaluar.
Çiftet e reja që u krijuan ishin: Sara dhe Lediani, Salsano dhe Ledia, Elhaida dhe Luixhino, Megi dhe Lori, Arditi dhe Erisa, Isli dhe Jora, Julka dhe Jurgeni, Arbri dhe Silvester.
Fatkeqësisht ashtu si çdo natë, edhe kjo mbrëmje përfundoi me një të eliminuar. Pasi u vendosën përballë në ‘Dance Off’ Arditi dhe Arbri në një sfidë ‘freestyle’ ishin pikërisht Arbri dhe Erisa që lanë spektaklin.
Në fund të konkurrimit Arbri u shpreh:
Më lejoni të falenderoj produksionin. Unë para 14 vitesh u bëra pjesë e një emisioni në Top Channel si ‘Big Brother’ ku në atë kohë ka qenë në drejtimin e Dritan Hoxhës dhe jam shumë i lumtur që sot pas 14 vitesh janë vajzat e tij që po e cojnë para. Falenderoj Erisën që ka patur gjithë durimin e botës. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur për mua.
Java që vjen gjithashtu premton shumë emocione. E premtja e ardhshme në “Dancing With the Stars” do të jetë një natë speciale që do t’i dedikohet hiteve të Elvana Gjatës ku yjet e mbetur në garë do të kërcejnë disa prej këngëve të ikonës shqiptare.
Source link