U ndërtuan në mes të askundit, shkencëtarët gjejnë ‘sekretin’ e Piramidave
Kurti: Serbia po kërkon ta vazhdojë luftën të cilën e humbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media tha se Serbia po kërkon rikthim në Kosovë.
Ai u shpreh se 23 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, Serbia po kërcënon me rikthimin e trupave të saj ushtarake.
“Ajo që ne e dinim në të vërtetë gjatë gjithë kohës u shpërfaq në mënyrën më të egër të mundshme dhe përkundër të gjithë atyre të cilët mendonin ndryshe. Pas 23 vitesh nga përfundimi i luftës në Kosovë, Serbia kërcënon sërish me luftë dhe me rikthimin e trupave të saj ushtarake, të cilët para gati çerek shekulli patën kryer gjenocid kundër popullit tonë dhe dogjën e shkatërruan pronën e pasurinë tonë”, u shpreh ai.
Kryeministri Kurti tha se Serbia po kërkon të vazhdojë luftën, siç i shpreh ai të cilën e humbi.
“Beogradi zyrtar sot po flet e sillet si para 23 vitesh. Serbia nuk po e fsheh se kërkon rikthim në Kosovë, pra në esencë kërkon që të vazhdojë luftën, luftën të cilën e humbi dhe kapitullimin e pranoi asokohe në Kumanovë më 9 qershor të vitit 1999. Andaj edhe mohimi i shtetit të Kosovës dhe o pavarësisë tonë nga ana e Serbisë, përbën kërcënim të vazhdueshëm jo vetëm për shtetin tonë, por edhe për ekzistencën tonë”.
“Paqja në Kosovë edhe pas rezistencës së popullit tonë dhe ndërhyrjes së aleancës më të madhe ushtarake NATO-s, pra me një koalicion të demokracive më të avancuara në botë, ndaj një regjimi fashit e gjenocidal, siç ishte ai i Millosheviqit”, tha ai.