Trailer Reunion premton një mister argëtues vrasjeje me Game Night, The Boys & Get Out
“Kaq i ëmbël është gjithmonë?”/ Argjira ka dy fjalë për Gracianon: Secili njeri ka huqet e veta…
Prej disa kohësh ata janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar dhe të dashur për publikun. Është fjala për Argjira Spancën dhe Graciano Taganin.
Së fundmi, moderatorja e njohur ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, ku u ka kthyer përgjigje pyetjeve të tyre. E sigurisht që nuk kanë munguar as pyetjet në lidhje me balerinin e njohur.
“Kaq i ëmbël është gjithmonë Graciano apo nuk është ashtu si duket?”, i shkruan ndjekësi.
“Secili njëri ka huqet e veta, edhe unë te Graciano kam shumë gjëra që mbase nuk më pëlqejnë ose më bëjnë me nerva, ama kryesisht e rëndësishme është që është shumë i ëmbël, shumë i dashur, shumë i respektueshëm dhe më surprizon gjithmonë. Kështu që shumë shpejt ai do të bëjë publike, diçka shumë ‘cute’ që ma ka bërë surprizë mua”, është përgjigjur Argjira.
Rikujtojmë se dyshja tha publikisht muaj më parë se dëshira e tyre më e madhe tashmë është të bëhen prindër për herë të parë.
Source link