Scholz kundër një operacioni në Rafah: E papranueshme, sulmi nuk do të ketë fund të
Quni: Policët në veri janë të njëjtit që dikur dhunoheshin nga Kurti
Duke folur për situatën në veri, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni tha se policët që po shërbejnë në atë pjesë të vendit, janë të njëjtit që në të kaluarën u dhunuan dhe u ofenduan nga kryeministri Albin Kurti.
Sipas tij, policët kanë qenë në krye të detyrës edhe kur janë poshtëruar dhe janë në krye të detyrës edhe sot e do të jenë përherë.
“Nuk kam dyshim se policët tanë janë në nivelin e detyrës, jo që atë ju kërkon kryeministri apo ministri i Punëve të Brendshme, por që të njëjtën gjë do ta bënin kushdo që qeverisë me Kosovën. Janë po të njëjtit policë që në të kaluarën nga vetë kryeministri e disa përkrahës të tij u dhunuan dhe u ofenduan. Bile duke i krahasuar me primatët më primitivë e që u bënin thirrje poshtëruese që të shkonin në Mitrovicë. Ja tani ata janë atje, bile përtej Mitrovice, në skajet më të largët. Janë atje për të kryer detyrën e tyre, të cilën po e kryejnë me profesionalizëm, nder e përgjegjësi”, tha ai në seancën që po mbahet në Kuvend.
Tutje ai theksoi se se Qeveria e Kosovës ka vetëm një detyrë – të mos vazhdojë të bie në kurthet e Serbisë.
Quni tha se Kosova e njeh më së miri Serbinë, prandaj sipas tij është e pafalshme nëse vendi vazhdon të bie në kurth, përcjell teve1.info
“Andaj sot, veç një detyrë e ka kjo qeveri, të mos vazhdojë të bie më në kurthet e kundërshtarit. Në sferën ushtarake, të mbrojtjes, të sigurisë, të njohësh armikun është detyrë. E rrjedhimisht përparësi e madhe. Mendoj se ne e njohim më së miri kundërshtarin e shtetit tonë, e të demokracisë perëndimore. Së paku që një shekull, prandaj mund të bëhet e pafalshme nëse ne vazhdojmë të biem në kurth”, shtoi ai.