“Raiffeisen”, banka ‘mashtruese’ që përfiton miliarda nga lufta Rusi-Ukrainë!
KFOR-i konfirmon se i është përgjigjur Serbisë
Përfaqësues të KFOR-it i janë përgjigjur Serbisë pas kërkesës për kthimin e ushtarëve të tyre në territorin e Kosovës.
KFOR në një deklaratë për Telegrafin ka konfirmuar se i kanë kthyer përgjigje Serbisë, ndonëse nuk kanë dhënë detaje tjera.
“Mund të konfirmojmë se përgjigja e KFOR-it ndaj kërkesës serbe është përcjellë, por nuk hyjmë në detajet e korrespondencës së NATO-s. KFOR-i mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së”, janë shprehur nga KFOR-i.
Ndryshe, më 16 dhjetor Serbia ia kishte dorëzuar një kërkesë KFOR-it për kthim të 1000 ushtarëve.