Atalanta kërkon 60 milionë euro për holandezin, “trembet” Liverpooli
Kinë: Vetura kalon mes këmbësorëve, 5 të vdekur
Policia kineze ka arrestuar një burrë që u fut me shpejtësi me një makinë në një zonë këmbësorësh në Guangzhou, duke vrarë pesë persona dhe duke lënduar 13 të tjerë.
Sipas mediave të huaja, incidenti ka ngjallur zemërim të gjerë publik, me shumë njerëz që e akuzuan atë për shënjestrimin e qëllimshëm të njerëzve.
Përplasja ndodhi të mërkurën gjatë orës së pikut të mbrëmjes në një kryqëzim të ngarkuar në qytetin jugor prej 19 milionë banorësh.
Ndërkohë disa pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin e aksidentit të tmerrshëm dhe njerëzit e vdekur dhe të lënduar në rrugë – me të tjerët të tmerruar.