Qeveria e mirë dhe Qeveria e keqe sipas artit italian të shekullit XIV!
Deklarata e Kurtit për Ivanoviqin, flet këshilltari i tij
Një sërë reagimesh i ka ngjallur deklarata e kryeministrit Albin Kurti për ish-politikanin serb Oliver Ivanoviq, për të cilin tha se “ishte person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit të tij” dhe porositi që “kujtimi për të të mbetej gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”.
Këshilltari politik i Kurtit, Jeton Zulfaj tha se qëllimi i kreut të Qeverisë nuk ishte që ta bënte Ivanoviqin hero.
“Absolut nuk është as mohim i krimeve apo glorifikim i individit, por përkujtim i vrasjes që ende sot nuk është zbardhë”, ka thënë Zulfaj.
Tutje ai thotë se kjo vrasje e kishte mbytur edhe pluralizmin politik te serbët e Kosovës.
“Ajo që e përkujtoi dje kryeministri ishte vrasja e cila nuk është zbardhë ende dhe e cila e ka vra pluralizmin ndërmjet serbëve të Kosovës dhe e ka pru një situatë ku kemi kontroll të plotë të Vuçiqit mbi Listën Serbe dhe mbi jetën e serbëve në Kosovë”, ka thënë Zulfaj në “Këndin e Debatit” në Tëvë1.
“Kryeministri nuk mohon krimet, ai përkujton vrasjen e tij e cila nuk është zbuluar dhe që ishte në kohën kur kishte pluralizëm karshi ideve të integrimit të serbëve në jetën institucionale në Kosovë. Dhe tani nuk kemi pluralizëm apo mendime ndryshe”, ka shtuar Zulfaj.
Ai përmendi edhe reagimin e mediave serbe kur Nenad Rashiqi u emërua ministër
“Ju e keni parë kur kryeministri e ka emëruar Nenad Rashiqin ministër tabloidet serbe e kanë shpallë tradhtar”, ka thënë Zulfaj.